Të fundit

Komuna e Vushtrrisë shpall gjendje emergjente pas vërshimeve të fundit

Komuna e Vushtrrisë ka shpallur gjendje emergjente pas vërshimeve të fundit që kanë ndodhur në këtë qytet.

Në njoftimin e lëshuar për media u bëhet apel qytetarëve që të kenë kujdes.

“Pas vërshimeve të fundit që ndodhen në orët e mbrëmjes, situata në teren nuk është aspak e mirë sidomos në daljen nga shtrati të lumit Tërrstena”.

“Andaj, ju apelojmë që të bëni kujdes të shtuar pasi që orët në vijim mund të jenë kritike sidomos pjesa e qytetit. Kryetari i komunës ka marrë vendim për të shpallur gjendje emergjente dhe ka krijuar një shtab emergjent i cili ka filluar punën në teren”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, qytetarët të cilët banojnë afër lumenjve “Podranqa” dhe “Tërrstena” që të përgatiten për evakuim.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci