Fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother Vip Albania”, Luiz Ejlli pas fitores po arrin sukses me koncertet dhe me projektet e tij të reja.
Së fundmi, këngëtarja Elvana Gjata ka njoftuar se Luizi do ta bëj hapjen e koncertit të këngëtares që do të mbahet më 22 qershor në stadiumin Air Albania në Tiranë.

I pari do jetë Luiz Ejlli, e pas tij: Semi Jaupaj dhe Ardit Çuni.
Më pas në skenë do të ngjiten disa nga zërat më të mirë në vend, mes të cilëve edhe motra e këngëtares, Migena Gjata. Ata do të jenë Mc Cresha, Capital T, Ledri Vula, Migena Gjata, Dhurata Dora, Noizy, Ylli Limani, Bardhi, Gimmi O.

