Të fundit

Edhe T7 vendos llogon e Klan Kosovës gjatë transmetimit në shenjë solidarizimi

Pas vendimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, që televizionit Klan Kosova t’i merret licensa, edhe mediumet e tjera në Kosovë kanë dalë në përkrahje të Klan Kosovës.

Për këtë vendim të Qeverisë, mediumet kanë shprehur shqetësimet e tyre dhe e kanë cilësuar si ndërhyrje në lirinë e mediave.

Përveç Televizionit Dukagjini, që gjatë transmetimit kanë vendosur logon e Klan Kosovës, të njëjtën gjë e kanë bërë edhe Televizioni 7.

Për këtë ka njoftuar gazetari i T7, Shkodran Hoti, i cili ka thënë se kjo është bërë në shenjë solidarizimi.

“Solidarizim. Në T7 edhe logoja e Klan Kosova. Fantastike”, ka shkruar Hoti

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci