Të fundit

Osmani për sulmet ndaj gazetarëve: Përpjekjet për destabilizimin e Kosovës do të dështojnë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reagaur pas sulmit të sotëm ndaj gazetarëve në Leposaviq.

Osmani ka thënë se bandat kriminale duhet të përballen me drejtësinë, teksa përpjekjet e tyre për të destabilizuar Kosovëndo të dështojnë.

“Gazetarët në veri të vendit u sulmuan sërish brutalisht nga bandat kriminale. Ata që kryejnë këto sulme duhet të përballen me drejtësinë. Përpjekjet e tyre për të destabilizuar Kosovën do të dështojnë. Këto akte të tmerrshme të dhunës së vazhdueshme duhet të dënohen nga të gjithë. Sundimi i ligjit do të mbizotërojë” ka thënë Osmani.

Kujtojmë se sot u sulmuan disa ekipe mediatike në veri të vendit.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci