lir Ferati, gjatë ditës së sotme zyrtarisht ka marrë detyrën e kryetarit të Istogut, përcjell Paparaci.
“Me nderin më të madh e me respektin më të lartë kam bërë sot betimin që si kryetar i Istogut do të shërbej me besnikëri, me përgjegjësi e në mënyrën më të mirë të mundshme për katër vitet e ardhshme”, ka shkruar Ferati në Facebook.
Ai ndër të tjera është zotuar se premtimet e dhëna do të mbahen.
“Besimin e marrë nga populli do e kthejmë në shërbim për ta: me punë e përkushtim të lartë. Qeverisja jonë do jetë e pastër, transparente dhe e hapur për qytetarin. Premtimet e dhëna do të mbahen, prandaj nga sot e tutje Istogu do të jetë qytet i të gjithëve e për të gjithë – pa dallim!”, ka shtuar Ferati.
