Të fundit

Edhe Kisha Serbe kërcënon: Arrestimi i serbëve çon në konflikt

Peshkopi i Rashkës dhe Prizrenit Teodosije ka shprehur “brengosjen e madhe” për shkak se kohë më parë janë ndaluar gjashtë serbë.

Peshkopi përkujton se serbët e arrestuar ndodhen në burgjet në Gjilan dhe Podujevë.

“Arrestimet dhe abuzimet e serbëve nga policia çojnë në një konflikt edhe më të madh”, ka kërcënuar peshkopi dhe ka bërë thirrje për qetësim të menjëhershëm të tensioneve, transmeton Paparaci.

Peshkopi Teodosije ka bërë të ditur se do të mundohet t’i vizitojë sa më parë të arrestuarit.

Në të njëjtën kohë, ai pret që EULEX-i të verifikojë pretendimet e aktakuzës ndaj të arrestuarve si dhe faktet për rrjedhën dhe pas arrestimit.

Ai ka bërë thirrje “për ruajtjen e paqes dhe përmbajtje nga të gjitha anët, ndërsa dënoi dhunën nga të gjitha anët”.

“Dialogu është i vështirë të vazhdohet në një atmosferë kërcënimesh, arrestimesh dhe retorikash të vazhdueshme që kriminalizon të gjithë serbët në Kosovë dhe kërcënon të përshkallëzojë edhe më shumë dhunën”, ka thënë peshkopi në një deklaratë për media./Paparaci.com

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci