Të fundit

“Dita e Babait”, kryetari i qytetit organizon event me striptiste, dalin pamjet

Kryetari i një qyteti në Meksikës është kritikuar ashpër, pasi angazhoi striptiste për të përformuar në eventin e “Ditës së Babait” në Huehuetan, që shtrihet pranë kufirit me Guatemalën.

Qindra baballarë u shfaqën në publik gjatë të shtunës me ftesë të kryetarit Miguel Villalobos, ku patën rastin të shohin vallëzimin e striptisteve, transmeton Telegrafi.

Në videon e publikuar më poshtë, shihen disa prindër derisa mbi ta performojnë striptistet që duket se kishin ngritur temperaturat në sallë.


Ftesa për eventin kontrovers ishte bërë edhe përmes llogarisë së Villalobos në Facebook, ku bëhej thirrje që në event të mos marrin pjesë fëmijët dhe gratë.

“Mos harroni, eventi vetëm për baballarë, ka arritur dita”, thuhej në njoftimin e kryetarit të komunës.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci