Pasi që mësuan kundërshtarët në raundin e parë kualifikues, Drita, Gjilani dhe Dukagjini kanë mësuar edhe kundërshtarin e radhës në raundin e dytë të kualifikimeve për në Ligën e Konferencës.
Që të tri skuadrat kosovare kanë përballë një short tejet të vështirë. Në raundin e dytë të kualifikimeve të kësaj gare, Drita do të përballet me Viktoria Plzen, Gjilani me skuadrën e Midtjylland, kurse Dukagjini do të përballet me Rijekën, raporton KosovaPress.
Në raundin e parë, Gjilani përballet me Progres Niederkorn kurse Dukagjini me skuadrën e Europës.
