Pas afër një dekade në paraburgim, Enver Sekiraqa është liruar për në shtëpi.
Të akuzuarit për nxitje në vrasjen e zyrtarit policor Triumf Riza, i është vendosur të premten masa e arrestit shtëpiak.
Vendimin e mori gjykatësi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Agim Kuçi.
Kuçi është gjyqtar në Departamentin për Krime të Rënda në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Në këtë pozitë është emëruar në muajin gusht të vitit të kaluar.
Paraprakisht, nga viti 2015 deri më 2020, ai ka shërbyer si gjykatës në Divizionin për Çështje Penale, shkruan Paparaci.com.
Përpos rastit të Sekiraqës, Kuçi ka gjykuar edhe më parë raste të profileve të larta. Ka gjykuar rastin e privatizimit të fabrikës “FAN”, në të cilin prokuroria ndoqi penalisht ish-deputetin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Osmani.
Po ashtu, Kuçi është caktuar gjykatës në rastin e Sami Lushtakut mbi dyshimet për pengim dhe frikësim të dëshmitarëve në rastin “Drenica”. /Paparaci.com
