Të fundit

Letra e Osmanit për Abdixhikun, Krasniqin dhe Haradinajn

Presidentja Vjosa Osmani e ka pranuar propozimin e Ramush Haradinajt për një takim të përbashkët mes krerëve opozitarë dhe atyre institucional.

Në këtë mënyrë, shefja e shtetit ua ka adresuar nga një letër secilit prej krerëve të partive politike parlamentare në opozitë e cila përmban ftesë për takime individuale para caktimit të një takimi të përbashkët.

Në letrën e Osmanit, e cila u është dërguar Memli Krasniqit të PDK-së, Lumir Abdixhikut të LDK-së dhe Ramush Haradinajt të AAK-së, thuhet se tre liderët janë të ftuar në takime individuale në Presidencë të enjten, më 22 qershor, në orën 15:00.

Osmani, në letrën që u ka dërguar tre liderëve opozitarë, thekson nevojën për unitet të skenës politike në vend në përballje me sfidat aktuale në vend.

“Jam e bindur se bashkëpunimi dhe dialogu i hapur ndërmjet institucioneve dhe partive politike janë thelbësore për t’i përballuar sfidat aktuale dhe për të punuar së bashku drejt arritjes së synimeve të përbashkëta, që përfshin mbrojtjen e tërësisë territoriale, sovranitetit dhe kushtetuetshmërisë, si dhe fuqizimin ndërkombëtar të Republikës, sikurse edhe përmbushjen e prioritetit tonë shtetëror, anëtarësimin në NATO dhe BE”, thuhet mes tjerash në letrën e presidentes Osmani.

Derisa Ramush Haradinaj, si propozues i takimit, është i konfirmuar për pjesëmarrje në takim, Partia Demokratike e Kosovës e ka refuzuar atë.

PDK-ja tha të enjten se e ka refuzuar ftesën për takim me presidenten Osmani.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në një shkrim në Facebook, ka thënë se ftesën e ka refuzuar për shkak të “heshtjes dhe neglizhencës së Osmanit në obligimin e saj kushtetues për të garantuar unitetin qytetar”.

LDK-ja ende nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen në takim, por as nuk ka mohuar asgjë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci