Të fundit

Sot i jepet lamtumira profesorit të artit, Shyqri Nimani

Të enjten (22/06/2023) në moshën 82-vjeçare ka ndërruar jetë artisti dhe profesori i artit, Shyqri Nimani.

Për ta nderuar jetën dhe veprën e tij, sot bëhen homazhe dhe mbahet mbledhje komemorative në Teatrin Kombëtar të Kosovës. ku më pas bëhet edhe varrimi te varrezat e kryeqytetit, raporton Klan Kosova.

Shyqri Nimani njihet si pionier dhe si njëri prej themeluesve të departamentit të dizajnit grafik në Akademinë e Arteve në Prishtinë, ku edhe punoi si profesor deri në pensionimin e tij.

Për shkak të profesionalizmit të tij dhe karrierës së gjatë, atij iu besua që ta shkruajë me kaligrafi deklaratën e Pavarësisë së Kosovës e cila u shpall më 17 shkurt në Kuvendin e Kosovës.

Ai ishte edhe muzikant, artist vizual dhe njohës shumë i mirë i historisë dhe trashëgimisë kulturore.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci