Të fundit

Wagneri në rrugë për ta pushtuar Moskën, Putin merr një vendim

Rusia ka marrë vendim që të deklarojë një regjim kundër-terrorist në mënyrë që t’i përgjigjet kërcënimeve të grupit mercenar Wagner për pushtimin e Moskës.

Regjimi kundër-terrorist do të nënkuptojë se forcat e sigurisë në Moskë do të kenë më shumë fuqi e kompetenca.

Grupi Wagner është nisur me një kolonë ushtarake 50 kilometra të gjatë për të pushtuar Moskën.

Kjo vjen si rezultat i tensioneve midis Wagnerit dhe presidentit rus Vladimir Putin pasi pretendohet se ushtria ruse ia vrau rreth 2000 ushtarë “Wagnerit”.

Në anën tjetër, ky grup po pretendon se ka marrë nën kontrollë bazat ushtarake të qytetit rus Rostov-On-Don.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci