Të fundit

Vdes në aksident një pjesëtar i Policisë së Kosovës në Kamenicë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në fshatin Rogoçicë të Kamenicës.

Si pasojë ka vdekur një zyrtarë i Policisë së Kosovës.

Lajmin për Paparacin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ai ka thënë se aksidenti ka ndodhur në ora 12:20 të vendi i quajtur “Te Tyrbja”.

“Ju informojmë se sot më datë 26.06.2023, në rreth orës 12:20 ka ndodhur një aksident trafiku te vendi i quajtur ,, Te Tyrbja” në fshatin Rogoqicë, komuna e Kamenicës, në mes të mjetit motorik katërrotësh të Policisë së Kosovës dhe një veture civile.”, ka thënë ai.

Sipas Hashanit, në vend ngjarje kanë dal të gjitha njësitet relevante, të cilat janë duke u marrë me rastin.

“Të lënduarit janë transportuar në Spitalin Rajonal. Nga spitali rajonal jemi njoftuar se njëri zyrtar policor i përfshirë në aksident ka ndërruar jetë si pasoj e lëndimeve të pësuara në aksident. Ndërsa një pjesëtar tjetër i Policisë së Kosovës që ka qenë bashkë në mjetin motorik i cili ka pësuar lëndime të rënda trupore po trajtohet në qendrën rajonale emergjente në Gjilan.”, ka thënë ai.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci