Të fundit

Skandaloze: Erërat e fuqishme rrëzojnë mbindërtimin e kandidates së VV-së për deputete

Erërat e forta në Prishtinë sot kanë rrëzuar mbindërtimin e paligjshëm që është në pronësi të kandidates për deputete të Lëvizjes Vetëvendosje, Albana Morina Xharra.

Paparaci ka mësuar nga burime të mirë-informuara se mbindërtimi i cili u rrëzua sot që dëmtoi disa vetura dhe rrezikoi jetën e qytetarëve është në pronësi të ish-kandidates për deputete të Lëvizjes Vetëvendosje.

Çatia e mbindërtimit u rrëzua mbi disa vetura dhe sipas asaj që banorët i kanë thënë Paparacit, dëmet që janë shkaktuar janë të konsiderueshme.

Në janarin e vitit të kaluar, kryetari i Prishtinës Përparim Rama kishte dhënë urdhër për ndalimin e punimeve në këtë mbindërtim që gjendet në lagjën Bregu i Diellit në Prishtinë.

Këto punime u ndalën pasi konsiderohen si të paligjshme nga Rama, shkruan Paparaci.com

“Sot, pas raportimit nga disa banorë të shqetësuar, për një mbindërtim në lagjen Bregu i Diellit, menjëherë kemi ndërmarrë masat e nevojshme për të ndalur ndërtimin. Inspekcioni ka ndalur punimet e paligjshme, dhe ju siguroj se dënimet për këto raste do të jenë të pa falshme.  Ndërtimet e tilla nuk do të lejohen në asnjë rrethanë”, thuhej në njoftimin e Ramës.

Megjithëkëtë, një pjesë e këtij mbindërtimi të paligjshëm mbeti ashtu siç ishte dhe qëndroi aty deri më sot kur erërat e fuqishme e hodhën përtokë ku u dëmtuan disa vetura.

Lëvizja Vetëndosje si subjekt politik vazhdimisht ka kritikuar për ndërtimet pa leje në Prishtinë, ndërsa kandidatja e tyre për deputete ishte duke ndërtuar një të tillë, e që sot iu rrëzua nga erërat e forta. /Paparaci.com/ 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci