Të fundit

Rrëzimi i mbindërtimit të ish-kandidates së VV-së për deputete, gjithçka që duhet të dini për rastin

Erërat e forta në Prishtinë sot kanë rrëzuar mbindërtimin e paligjshëm që është në pronësi të ish-kandidates së Lëvizjes Vetëvendosje për deputete, Albana Morina-Xharra. Paparaci ka mësuar nga burime të mirë-informuara se mbindërtimi i cili u rrëzua sot që dëmtoi disa vetura dhe rrezikoi jetën e qytetarëve është në pronësi të zyrtares së VV-së. Në një prononcim për Paparacin, ajo është shprehur se “ndihet keq” por ka refuzuar të përgjigjet detajisht në pyetjet e redaksisë.

Paparaci.com 

Ekipet emergjente të policisë, zjarrfikësve dhe inspeksionit që dolën në vendin e ngjarjes hasën në probleme pasi dera e kësaj prone të përbashkët të banesës ishte e mbyllur nga pronarja, shkruan Paparaci.com.

Zjarrfikësit, marrë parasysh faktin se askush nuk ishte prezent, u detyruan ta thyejnë me forcë derën që të dalin mbi çati për t’u siguruar se nuk ka mbetur diçka që do t’i rrezikonte banorët.

Paparaci.com ka marrë vesh se më herët në këtë pjesë ka pasur një mbindërtim, ndërsa inspeksioni kishte rrënuar pjesën më të madhe para një kohe, vetëm një pjesë kishte mbetur për shkak të mbrojtjes së ashensorit.

Pjesa e cila është rrëzuar sot, është ndërtuar nga ish-kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për deputete, Albana Morina – Xharra dhe siç merr vesh Paparaci kjo ishte bërë me shpresën që nuk do t’i rrënohet më.

Kjo pjesë e çatisë e cila u rrëzua sot shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale mbi disa vetura që ishin poshtë ndërtesës, ndërsa vlen të theksohet se fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz.

Zjarrfikësit në vendin e ngjarjes i kanë thënë Paparacit se dera që jep qasje në pjesën e jashtme ku edhe ka qenë mbindërtimi i paligjshëm ka qenë e mbyllur, askush nuk ka qenë prezent dhe së këndejmi janë detyruar ta hapin më forcë.

Por, pavarësisht kësaj, ish-kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për deputete, Albana Morina Xharra ka deklaruar se “i vjen shumë keq”, por nuk është përgjigjur në pyetjen nëse pjesa e rrëzuar sot është pronë e saj.

Ajo në një prononcim për Paparaci.com ka thënë se pjesa që është rrëzuar sot në lagjen “Bregu i Diellit” është pronë e përbashkët e banorëve, duke përfshirë edhe vet atë, por siç u cek në fillim, pjesa që u rrëzua sot sipas burimeve të Paparaci.com u ndërtua nga vet ish-kandidatja me shpresën që nuk i rrëzohet më.

Ajo theksoi se është e tmerruar me rastin që ka ndodhur të shtunën. Megjithatë, shtoi se fatmirësisht nuk ka pasur viktima nga rrëzimi i çatisë.

“Jo është pronë e përbashkët e një hymje. Jemi 22 familje. Është pjesa e përbashkët d.m.th., pjesa te shkallët dhe te lifti”, tha ajo të shtunën për Paparacin.

“Jemi 22 familje, nuk jam veç unë, jemi 22 familje. Po më vjen shumë keq, nëse ki naj pyetje, kisha mujt me thonë që jam e tmerrume, po ndihna shumë mirë që nuk ka pasë ndonjë viktimë në njerëz apo diçka e tillë”, shtoi ajo.

Megjithatë, e pyetur se si e komenton incidentin e sotëm, ajo sugjeroi më pas që pyetjet t’ia dërgojmë përmes e-mailit zyrtar, pasi momentalisht u shpreh se “jam e zënë”.

Ekipi i Paparaci.com ka përcjellur nga afër ngjarjen që ka ndodhur sot në Bregun e Diellit dhe më poshtë mund t’i shihni edhe disa nga pamjet e vendit të ngjarjes. /Paparaci.com/ 

Skandaloze: Erërat e fuqishme rrëzojnë mbindërtimin e kandidates së VV-së për deputete

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci