Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se janë të angazhuar maksimalisht me të gjitha ekipet në terren për të sanuar dëmet e shkaktuara nga stuhia e shiut.
Ai ka thënë se sot kanë larguar lisin e rrëzuar nga rruga “Luan Haradinaj” dhe e kemi pastruar zonën.
“Reagimi i ekipeve tona në terren bashkë me zjarrfikësit ka qenë i menjëhershëm, kemi larguar lisin e rrëzuar nga rruga “Luan Haradinaj” dhe e kemi pastruar zonën”, ka shkruar Rama në Facebook.
