Të fundit

Këshilltarja e Kurtit: Serbia vazhdon të jetë shumë larg vlerave demokratike

Ardita Sinani, këshilltare e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për Luginën e Preshevës, tha se emërimi i ministrit të Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale, Aleksandar Martinoviq, si kryetar i Trupit Koordinues për komunat në Luginë të Preshevës, e dëshmon që Serbia vazhdon të jetë larg vlerave demokratike.

Ajo shkroi në Facebook të dielën se degradim është edhe emërimi i Nenad Mitroviqit në detyrën e drejtorit të këtij institucioni, të përfaqësuesit së degës së Partisë Progresive Serbe (SNS) në Bujanoc.

“Pra, me pak fjalë, një qeveri me kryeministër e president nga rradhët e SNS zgjedh për kryetar një anëtarë të SNS dhe për drejtor një përfaqësues lokal të SNS. Edhe pse ky organ në bazë të Marrëveshjes merr obligim nga Qeveria e Serbisë të afirmoj të drejtat e shqiptarëve në komunat Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, qeveria serbe e trajton si organ partiak. Duke shkelur kështu Marrëveshjen mbi parimet e riorganizimit dhe rekonstruimit të Trupit Koordinues të vitit 2009, të nënshkruar nga Qeveria e Serbisë, përfaqësuesit politik shqiptarë të Luginës së Preshevës dhe nga OSBE”, shkroi Sinani.

Sipas ish-kryetares së Komunës së Preshevës, emërimet e tilla mund të quhen instalim në kundërshtim të plotë të Marrëveshjeës për riorganizimin e Trupit Koordinues, që siç tha ajo, parashihte inkuadrimin e kuadrove të pakicës shqiptare nga tri komunat në punën e këtij institucioni.

“Është paradoksale që partia shtet, SNS dhe Aleksandar Vuçiq nxit serbët e veriut të Kosovës që t’i lëshojnë institucionet e Republikës së Kosovës, e në anën tjetër refuzon me çdo mjet përfshirjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në institucione shtetërore”, shtoi ajo.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci