I dërguari special i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka folur gjatë qëndrimit në Prishtinë, në takime të ndara me shefin e ri të EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano, dhe komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor, Angelo Michele Ristuccia.
Lajçak theksoi se nevojiten urgjentisht hapa për të deeskaluar situatën e tensionuar në veri të Kosovës.
“Shkëmbime të rëndësishme dhe të dobishme me shefin e ri të misionit të EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano dhe komandantin e KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia”, shkroi ai në Twitter.
“Biseduam për situatën aktuale të tensionuar në veri të Kosovës, nevojën urgjente për hapa konkretë për deeskalim të të gjitha palëve dhe mundësitë për organizatat tona të kontribuojnë”.
Important and useful exchanges with new HoM @EULEXKosovo MG Barbano, and COM @NATO_KFOR MG Ristuccia. Discussed the ongoing tense situation in north Kosovo, the urgent need for concrete steps for de-escalation by all parties and possibilities for our organizations to contribute. pic.twitter.com/51jhqDGy9J
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) July 4, 2023
