Të fundit

Borrelli-Kurtit: Edhe unë jam demokrat, por Asociacioni duhet të themelohet

Shefi i Diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, tha se marrëveshja për themelimin e Asociacionit të komunave serbe duhet të implementohet, shkruan Paparaci.

Në një konferencë për media me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Stabilizim-Asociimit, Borrell tha se është i vetëdijshëm që Serbia nuk është duke i implementuar shumë marrëveshje.

Borrelli ka thënë se Kosova duhet të dijë rëndësinë e dialogut dhe se s’pajtohet me qëndrimin që pengesat e Kushtetueses e bëjnë të pamundur implementimin e marrëveshjes.

“Edhe unë jam demokrat dhe nuk punojë për interesa të politikanëve. Unë nuk pajtohem që Gjykata Kushtetuese e ka bërë të pamundur që kjo marrëveshje të zbatohet. Unë jam i vetdijshëm që Serbia nuk është duke i zbatuar shumë marrëveshje. Më vjen keq, por ne duhet të vazhdojmë të kërkojmë të implementohet Asociacioni pasi është shumë e rëndësishme”.

Në lidhje me çështjen e Asociacionit, Kurti tha se kjo pikë është vetëm në interes të politikanëve në Beograd dhe jo të serbëve në Kosovë

“Janë 33 marrëveshje dhe pjesa më e madhe s’ka qenë e implementuar nga Serbia. Kosova e ka vetëm  një marrëveshje, dhe këtë e përmendet gjatë gjithë kohës Serbia. Ne nuk e kemi implementuar pasi ka qenë vendim i Gjykatës Kushtetuese. Më kujtohet kur Kushtetuesja publikoi vendimin, asnjë qytetarë serbë më Kosovë  s’ka protestuar, por vetëm Beogradi. Prandaj në qendër duhet të jenë qytetarët jo interesat e Beogradit. Unë jam demokrat dhe e ardhmja e dialogut nuk duhet të jetë për të shpëtuar politikanët por për t’i shërbyer njerëzve”.

Gjithashtu Borrell, ka deklaruar se marrëveshja e Asocim-Stabilizimit është qendra apo themeli i bashkëpunimit, drejt shtegut evropian.

“S’jemi këtu për t’i kryer punës e juaja, dhe për këtë e mirëpres kryeministrin Kurti që të vë një theks te sundimi i ligjit. Ne mbesim të vendosur që t’i vazhdojmë përpjekjet tona kundër korrupsionit e krimit të organizuar”, tha ai./ Paparaci

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci