Ballkani tashmë ka kompletuar ekipin për garat evropiane ku përball do të ketë Ludogoretsin e Bullgarisë, por në listën finale mungojnë transferimet e fundit te kampionët kosovarë.
Në faqen zyrtare të UEFA Champions League sot është bërë e ditur edhe lista finale me të cilën do të paraqitet Ballkani.
Në listën zyrtare mungon Leotrim Bekteshi dhe futbollisti Vesel Limaj, i cili ishte raportuar se është transferuar dje.
Ballkani do të takohet me Ludogoretsin më 11 korrik, në kuadër të rrethit të parë kualifikues për Ligën e Kampionëve.
Akoma nuk dihet zyrtarisht se ku do të zhvillohet ndeshja e parë për shkak të problemeve të terrenit në stadiumin “Fadil Vokrri”.
