Të fundit

Deputeti gjerman thirrje BE-së e SHBA-së: Ndaleni Vuçiqin

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme në Bundestagun gjerman nga radhët e Socialdemokratëve, Michael Roth, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian duhet të ndalojnë veprimet e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili po minon parimet e BE-së.

Roth përmes një cicërime në llogarinë e tij në rrjetin social “Twitter”, ka thënë që “është koha që SHBA-të e BE-së të riformojnë strategjinë në lidhje me Serbinë në Ballkanin Perëndimor”.

“Presidenti Vuçiq minon parimet drejtuese të BE-së, ai inkurajojnë nacionalizmin dhe urrejtjen”, shkroi ai në “Twitter”.

Sipas tij, “ajo që na duhet vërtet është lidershipi i guximshëm për të nxitur pajtimin, sundimin e ligjit, demokracinë”.

Këtë reagim ai e bëri postimin në Twitter të gazetares austriake, Franciska Çinderla, në të cilën ajo përshkruante “pluralizmin mediatik” në Serbi dhe 16 kanale televizive që transmetonin njëkohësisht fjalimin e Aleksandër Vuçiqit.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci