Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të diel në plazhin Vilë- Boshtovë të Kavajës ku humbën jetën tre anëtarë të një familje nga Tirana.
Babai 50-vjeçar së bashku me dy fëmijët e mitur përkatësisht të moshave 15 dhe 13 vjeç, kanë gjetur vdekjen ndërsa po laheshin në det.
Sipas Euronews Albania, në momentin e tragjedisë nuk atë zonë nuk ka pasur roje bregdetare, transmeton Paparaci.
Po ashtu thuhet se dëshmitarë okularë kanë treguar se ata kanë lajmëruar ambulancën menjëherë, por kjo e fundit ka ardhur një orë e gjysmë me vonesë, duke e bërë kështu të pamundur shpëtimin e tre viktimave.
