Të fundit

Aksident në magjistralen Ferizaj-Kaçanik, dy të lënduar

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore pas një aksidenti mes dy veturave në magjistralen Ferizaj-Kaçanik.

Lajmin për Paparacin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Nga ky aksident janë shkaktuar edhe dëme materiale.

“Sot, rreth orës 16: 15 në rrugën magjsitrale Ferizaj-Kaçanik në afërsi të pikës së karburantit “IP Petrol” në Ferizaj ka  ndodhur një aksident komunikacioni ku janë përfshirë dy vetura, njër me targa vendore dhe tjetra me targa të huaja. Veç dëmeve të shkaktuara materiale,  lëndime trupore pësojnë dy persona, pasagjerë nga vetura me targa vendore, të cilët për ndihmë mjekësore dërgohen në Qendrën Emeregjente në Ferizaj. Njësia e Hetimeve të Aksidenteve ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po heton rastin”, tha ai.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci