Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, i ka reaguar shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, e përfshirë në një përgjim me Sllavko Simiq, deputetin e Listës Serbe.
Abazi, në një reagim në rrjetet sociale, e ka quajtur “çadër të Gadafit” shefen e Grupit Parlamentar të LVV-së.
Në përgjim dëgjohet teksa Simiq ia përmend Kusarit një bisedë të saj me Millan Radojiçiqin, i kërkuar nga organet e rendit në Kosovë dhe në listë të zezë të SHBA-së.
Postimi i plotë:
Nga çadra e Gadafit!
Nëse Gjakova u ka thënë jo më lojrave dhe manipulimeve meskine, atëherë loja e vetme e mbetur është Kurti tek Radojcici. Por pyetja është ku janë “patriotët e këshillit të përgjithshëm” që pranuan vendimin kundërstatutor për shefën e grupit parlamentar, anëtarët e ashtuquajturës LVV e që në fakt është Vetëvendosja e një njeriu që vetëvendos për të gjithë “patriotët” bile edhe kur ka nevojë për të bërë trysni mbi gjykatësit e prokurorët për lirimin e saj nga aktakuza për faljen e distribucionit dhe hidrocentraleve. Në çadrën e Gadafit shumëçka ka ndodhur, dhe po vazhdon të ndodhë edhe tradhtia e shpresës së 51% edhe rrezikimi jetës së policëve tanë edhe shkatërrimi i marrëdhënieve me partnerët ndërkombëtarë… por edhe diskriminimi i njerëzve, më keq se në kohën e të tjerëve por natyrisht me shkollën e njejtë të cilën e ka kryer në shërbim të të gjithve pa dallim!
Lajmi më i ri është që Kurti paska dhënë urdhër Kusarit që të më heqin nga grupet parlamentare të miqësisë 🙂 e me vendos Adrian Golën në vendin tim- shpërblimet për Golën nga Gjakova mbi goditjet e miqëve, nuk kanë të ndalur.
Sjellja fëmijës është e sinqertë andaj nuk i zihet për të madhe, sjellja e narcisoidit politik është pasojë e pasigurisë dhe paranojës. Për informacion, asnjë vizitë me grupe të miqësisë nuk kam pranuar të shkoj. Unë jam rehat në mbajtjen e fjalës dhe premtimit ndaj votuesit. E urrej të them që ju kam paralajmëruar para më shumë se një viti për ndytësitë që po ndodhin dhe kjo është vetëm një pjesë e asaj medalje të zhytur në turp.
Ky nuk është ndryshimi, ky me K është vazhdimi me Radojcicin!
