Të fundit

Gjendet i vdekur një burrë në Lipjan

Një burrë në Lipjan është gjetur i vdekur në afërsi të një shtëpie të pabanuar, e cila ishte përfshirë nga zjarri në rrethana ende të panjohura.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh.

“Lipjan 13.07.2023-23:33. Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në afërsi të një shtëpie të pabanuar e cila ishte përfshirë nga zjarri në rrethana ende të panjohura. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, zjarrfikësit të cilët e kanë fikur zjarrin dhe mjeku kujdestar i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa rasti është në proces hetimor”, thuhet në raport.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci