Të fundit

Marrëveshja e grurit, alarm në botë: Do rriten çmimet e ushqimeve

Rusia po përdor marrëveshjen për eksportin e drithërave ukrainase si një armë lufte, deklaroi ambasadorja amerikane në OKB, Linda Thomas-Greenfield pas njoftimit të Moskës për tërheqje nga marrëveshja.

“Shikoni dëmin që Rusia i ka bërë zinxhirit botëror të furnizimit me ushqim. Duke e përdorur atë si armë, Rusia ka përkeqësuar krizën globale të sigurisë ushqimore, e cila do të dëmtojë më së shumti njerëzit në Lindjen e Mesme dhe në Afrikë. Dhe tani, në një veprim tjetër të pamëshirshëm, Rusia pezulloi pjesëmarrjen në Iniciativën e Detit të Zi për Drithërat”, tha Linda Thomas-Greenfield, ambasadore e SHBA-së në OKB.

Marrëveshja për eksportin e drithërave përmes Detit të Zi duhet të vazhdojë dhe mund të funksionojë pa pjesëmarrjen e Rusisë pas tërheqjes së Moskës të hënën, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Ukraina, tha Zelensky, është burim ushqimi për 400 milionë njerëz. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, po ashtu u shpreh thellësisht i zhgënjyer që sugjerimet e mia nuk u morën parasysh. Vendimi i Rusisë është një goditje e rëndë për njerëzit në nevojë në mbarë botën”, u shpreh ai.

Caitlin Welsh, drejtoreshë e Programit Global të Sigurisë së Ushqimit dhe Ujit në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, deklaroi se “nëse marrëveshja nuk rinovohet, kjo do të ketë ndikime të forta në çmimet botërore të ushqimit dhe në sigurimin e ushqimit për miliona njerëz në mbarë botën.”

Presidenti turk Erdogan ndërkohë reagoi me qetësi megjithatë njoftimet e Putinit dhe dëshiron të bisedojë me Rusinë për një zgjidhje të mundshme. Edhe OKB-ja dhe BE-ja po vazhdojnë të shpresojnë se mund ta shpëtojnë marrëveshjen.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci