Të fundit

Dronët Bayraktar, Basha “thumbon” opozitën, i lidhë dronët me blerje të tokave

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha nëpërmjet një postimi në Facebook ka thumbuar opozitën lidhur me blerjen e dronëve Bayraktar. 

Ai ka thënë se opozita kanë blerë toka me 50 euro arin, por nuk iu ka shkuar mendja të blejnë drona për me respektu ushtrinë e Kosovës.

“Se gjithë nxanë tu i respektu xhepat e vet”, ka shkruar Basha.

“Këta për respekt blejshin toka ka 50 euro arin, tani për respekt u kthejshin me ia shit shtetit të njejtën tokë ka 5,000 euro arin! Asniherë nuk iu shkojke mendja me ble drona që me respektu ushtrinë e shtetin, se gjithë nxanë tu i respektu xhepat e vet!”, shkruan Basha.

Vlen të theksohet se Kosova ka blerë dronët bayraktar, por nuk do të mund t’i ngrisë në qiell pa lejen e KFOR-it. /Paparaci.com/ 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci