Gjatë ditës së djeshme, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është takuar me ikonen e filmave aksion, Jean-Claude Van Damme i cili aktualisht ndodhet në Kosovë.
Haradinaj, tregoi se është ndjenjë e mirë që e ka takuar aktorin e njohur Van Damme.
Ndërkohë, reperi i njohur Gold Ag komenoi takimin e tyre duke publikuar të njejtin imazh me një mbishkrim interesant.
‘Rambo ta sos Vandamin historikisht’, shkroi ai duke e shoqëruar me emoji duke qeshur me lot si dhe dy zemra.
