Të fundit

Tahiri i AAK-së: Kurti tha shumë pasaktësi në Bruksel

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka kritikuar qasjen e kryeministrit Albin Kurti në përballjen me shefin e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Joseph Borrell.

Kurti dhe Borrell u përplasen për çështjen e themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, në një konferencë për media në Bruksel të martën. Kryeministri i Kosovës kundërshtoi themelimin e ASK-së. Borrell nuk u pajtua me Kurtin.

Por, Besnik Tahiri i AAK-së ka thënë se Kurti ka gabuar në formulimin e qëndrimit të shtetit përkitazi me çështjen e Asociacionit.

“Sa i përket deklarimit të z. Kurti, por edhe përgjigjes së komisionerit Borrell. Unë e kam një koment, kur jemi në Bruksel, atje jemi për të reflektuar një qëndrim si shtet dhe qeveri. Mendoj se qasja e Kurtit ka qenë e gabuar dhe e paqartë. Ajo që është dashur të thuhet në Bruksel është se Kosova, të gjitha obligimet e saja karshi komuniteteve, i ka realizuar me Pakon e Ahtisaarit dhe me Kushtetutën e saj. Kurti tha shumë pasaktësi në Bruksel”, ka thënë Tahiri, në një paraqitje para mediave, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit që u mbajt sot.

Tahiri ka shpjeguar se në mbledhjen e Kryesisë ka kërkuar futjen në rend të ditës së Ligjit mbi Pagat e Zyrtarëve Publik.

“Unë insistova që në seancën e radhës të futet Ligji mbi Pagat. Qëllimi ynë si Grup Parlamentar nuk është me targetu qeverinë e cila dështoi të sjell Ligjin e Pagave, ashtu siç ka vendosur në agjendën legjislative. Pra, ne nuk kemi qëllim që të rrisim presionin ndaj qeverisë, por qëllimi ynë është që ky Ligj të miratohet”, tha Tahiri.

Ai tha se qeveria e ka shumë gabim kur e trajton Ligjin e Pagave në raport me lidershipin e sindikatave.

“Këtu, ka të bëjë me rreth 80 mijë zyrtarë publikë”, u shpreh ai. /Paparaci.com

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci