Të fundit

Rita Ora e mahnitur nga reagimet për albumin “You & I”

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora po shijon suksesin e jashtëzakonshëm të albumit të saj të tretë në karrierë “You & I”.

32-vjeçarja edhe një herë tjetër ka falënderuar fansat e saj, teksa u shpreh e lumtur nga reagimet që ka marrë për projektin e saj më të fundit.

Këngëtarja nga Kosova ka shpërndarë disa imazhe të reja në llogarinë e saj në Instagram, ndërsa tha se reagimet që po merr për këngët e reja e kanë mahnitur.

“Duke parë kaq shumë reagime të jashtëzakonshme nga e gjithë bota për ju dhe mua është sinqerisht kaq e mahnitshme. Unë i shkrova këto këngë duke shpresuar që historitë e mia të lidhen me disa prej jush, jam shumë e lumtur që ato e bën këtë. Nga po dëgjoni??”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e postimit.

Në imazh, ylli i muzikës ndan disa momente nga performancat e saj të fundit, ndërsa dukej tërë shkëlqim në disa veshje të ndryshme.

Përndryshe, artistja ka qenë e zënë duke promovuar albumin, me pjesëmarrjen në intervista dhe paraqitje të ndryshme televizive.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

Mes tjerash, së fundmi Ora foli edhe për Kosovën dhe shpërnguljen në Londër, kur ishte vetëm një vjeçe dhe ruajtjen e gjuhës shqipe në shtëpinë e prindërve.

“Ka shumë gjëra që prindërit më mësuan pa e ditur, si për shembull gjuha shqipe, e cila ka qenë gjithmonë e folur në shtëpinë time, kështu unë fatmirësisht mund të flas dy gjuhë. Nuk jam e mrekullueshme në shqip, por mund të kuptoj, lexoj dhe shkruaj”, është shprehur mes tjerash artistja.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci