Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka komentuar paraqitjen e kryeministrit Albin Kurti në Bruksel, ku përfaqësoi Kosovën me fusnotë, shkruan Paparaci.
Tahiri tha se veprimet e Kurtit janë një vazhdimësi e shkeljeve të parimeve që është zotuar para qytetarëve para marrjes së mandatit.
Sipas deputetit të PDK-së, është shqetësuese që shefi i ekzekutivit nuk e ngriti çështjen e fusnotës në takimin në Bruksel
“Ne nuk kemi parë asgjë të re, vetëm se Kurti ka vepruar krejt ndryshe prej asaj çka e ka fituar mandatin. Ju e dini në kohën kur është dakorduar për fusnotën ka qenë një reagim i ashpër i tij. Ne nuk kemi parë qe e ka vë në diskutim këtë çështje. Siç duket nuk ka pasur kuraje për të ngritur këtë çështje”./Paparaci
