Të fundit

​Faqja zyrtare e La Ligas me postim të veçantë për Muriqin

Vedat Muriqi ishte figura kryesore e skuadrës së Majorkës sezonin e kaluar duke i ndihmuar ata që të pozicionohen në vendin e nëntë me 50 pikë.

Në këtë drejtim, reprezentuesi kosovar kontribuoi me 15 gola, shifër kjo që e futi atë në listën e top pesë golashënuesve më të mirë të kampionatit spanjoll, raporton KosovaPress.

Kontributi i tij po vazhdon të vlerësohet nga Majorka që do t’ia besojë atij udhëheqjen e sulmit edhe në sezonin e ri, derisa sot, faqja zyrtare e La Ligas ka ndarë videon me përmbledhjen e 15 golave të Muriqi.

“15 gola për Piratin sezonin e kaluar”, është shkrimi mbi këtë video, e të cilën mund ta ndiqni më poshtë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci