Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin që ka ndodhur mbrëmë në Istog, ku një person ka vdekur dhe janë lënduar nëntë të tjerë.
Nё kёtё aksident ishin tё involvuara, njё traktor dhe dy automjete, dyshohet se deri te aksidenti ka ardhur si pasojё e mos përshtatjes sё shpejtësisë dhe tejkalimit tё pasigurt.
“Nё vendin e ngjarjёs kanё arritur zjarrёfikёsit dhe autoambulanca, dhjetё personat e pёrfshirё nё aksident janё dёrguar me autoambulancё dhe me automjete private nё Spitalin Rajonal nё Pejё, pёr tretman mjekёsor, aty nga mjekёt kujdestarё ёshtё konstatuar vdekja e njёrit nga personat e lënduar”, thuhet në njoftim.

