Të fundit

Kusari rendit arsyet pse gjykatësi e aprovoi padinë e Klan Kosovës ndaj MINT-it

Flutura Kusari, juriste e të drejtës së medias, ka komentuar vendimin e sotëm të Gjykatës Komerciale, e cila ka aprovuar ankesën e Klan Kosovës, duke e shtyrë vendimin e Ministrisë së Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, rreth pezullimit të certifikatës së biznesit.

Vendimin e Komerciales, Kusari e quajti fitore të parë, teksa shtoi se përmes tij, u bllokua Qeveria Kurti në përpjekjen e saj që ta mbyllë televizionin Klan Kosova.

Po ashtu, ajo u shpreh se vendimi është masë e përkohshme apo masë e sigurisë e cila është në fuqi derisa të vendoset për padinë në tërësi.

Kusari ka renditur edhe argumentet që sipas saj, e kanë shtyrë gjykatën që të shtyjë ekzekutimin e vendimit të MINT-it.

Në aktvendimin e publikuar sot nga Gjykata Komerciale thuhet se “APROVOHET si e bazuar kërkesa e paditësit Klan Kosova Sh.p.k., për shtyrjen e ekzekutimit të vendimeve”.

Ndërkaq, është shtyrë vendimi i Komisionit të Ankesave të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, i cili hodhi poshtë ankesën e Klan Kosovës për pezullimin e licencës së biznesit.

“Fitorja e parë Gjykata sot ka vendosur to bllokojë qeverinë në tentativën e saj që ta mbyllë Klan Kosovën. Vendimi është masë e përkohshme apo masë e sigurisë e cila është në fuqi derisa të vendoset për padinë në tërësi. Sipas vendimit, argumentet që e kanë shtyrë gjykatën që të shtyjë ekzekutimin e vendimit të MINT janë: 1. Vendimi e lë pa regjistrim juridik Klan Kosova dhe rrjedhimisht nuk mund të ushtrojë veprimtari ekonomike 2. Vendimi do të rezultonte në marrjen e licensës nga ana e KPM-së 3. Do të ndërprehej marrëdhënia e punës e 220 punëtorëve”.

“Por, aspektet më të rëndësishme që gjykata i ka thënë janë të njëjta me ato i kemi thënë që dy muaj që a) Klan Kosova i ka bërë përmirësimet e duhura teknike në regjistrimin e biznesit në Maqedoni dhe b) vendimi ka pasoja për lirinë e mediave”, shkroi ajo në Facebook.

Kusari tha se vendimi i sotëm gjyqësor – ndonëse i përkohshëm – është indikator shumë i fuqishëm që tentativa e qeverisë për të mbyllur Klan Kosova është e kundërligjshme, arbitrare, joproporcionale dhe me rrezik të madh për pluralizimin e mediave.

“Ky vendim i jep hapësirë Klan Kosovës që të vazhdojë lirshëm operimin në dy tri vitet e ardhshme derisa gjykata të vendosë për padinë e tyre. MINT me siguri apelon por besoj edhe apeli vendosë njëjtë. Sidoqoftë, ky vendim nuk e ndryshon qasjen e qeverisë që me çdo kusht dhe në çfardo forme i lufton mediat dhe gazetarët – duke i denigruar me gjuhë të rrezikshme dhe me pasoja për ta, duke mos i mbrojtur fizikisht gjatë tensioneve dhe duke provuar t’i mbyllë ato”, shtoi ajo.

Mes tjerash, ajo tha se Komisioni i Pavarur për Media (KPM) është i obliguar që të lëshojë vendim me të cilin konfirmon që çështjen e certifikatës së biznesit të Klanit do ta adresojë pas vendimit final gjyqësor.

“Mos të harrojmë, në një moment të rëndësishëm për lirinë e mediave, KPM-ja është tregu profesionale, e drejtë dhe qartësisht në anën e lirisë së medias, si asnjëherë më parë. Kam besim në kryetarin e KPM-së dhe në disa anëtarë. Bravo. Për fund, solidarizimi i gazetarëve dhe mediave me njëri tjetrin ka qenë shembullor. Ju lumtë, jeni të mrekullueshëm”, shtoi Kusari.

Gjykata vendos në favor të Klan Kosovës, shtyhet ekzekutimi i vendimeve

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci