Të fundit

Presidentja Osmani i bashkohet peticionit që Google ta njohë Kosovën

Aplikacioni DUA.COM i ka bërë thirrje gjigantit teknologjik Google që ta njohë Kosovën në platformat e saj. Bashkë me këtë thirrje është nisur edhe një peticion në internet.

Kësisoj, peticionit i është bashkuar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, transmeton Paparaci.

”Gëzuar për t’u bashkuar dua.com iniciativa e thirrjes @Google të përfshijë Kosovën në të gjitha shërbimet e saj. Një vendim i vonuar prej kohësh. Një ndryshim i vogël për një hap gjigant në barazi, aksesueshmëri dhe përfshirje. #ShtoKosovotoGoogle”, shkroi shefja e shtetit në Twitter.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njohur pavarësinë e Kosovës prej vitit 2008, por jo dhe korporatat e mëdha të këtij shteti.

Edhe pse kanë kaluar më shumë se 15 vite nga njohja e pavarësisë, Kosova, megjithëse ka përqindjen më të madhe të përdorimit të internetit në Evropë (96.6%), vazhdon të jetë vendi i vetëm në Evropë pa qasje të plotë në platforma globale.

Për të nënshkruar këtë peticion, mund të klikoni këtu. Muaj më parë ishte nisur gjithashtu një peticion tjetër ndaj kompanisë Google për ta njohur gjuhën shqipe në dy platformat e këtij rrjeti teknologjik në atë Google Ads dhe Google Adsense.

Nismëtari i këtij peticioni ndaj Google ishte Elton Heta një Web Developer dhe ekspert në IT i cili në një intervistë për Telegrafin pati deklaruar se ky peticion që nisi vitin e kaluar synon që të mundësojë për çdo shqipfolës njohjen e gjuhës shqipe nga dy platformat e Google.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci