Të fundit

Vrasjet e fundit, Haradinaj: Kjo Qeveri urgjentisht të shkojë në shtëpi

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka përmendur sfidat nëpër të cilat po kalon Kosova dhe për këtë, ai thekson se dy fajtorët kryesorë janë kryeministri Kurti dhe ministri i Punëve të brendshme, Xhelal Sveçla.

Haradinaj thekson se qytetarët e Kosovës nuk kanë sigurinë e duhur, teksa cek rastet e fundit të vrasjeve në kafiteritë e vendit.

“Mungesa e vizionit, dhe përkushtimit të qeverisë dhe MPB , ngritë dyshime të shumta se ky nivel i lartë i cenimit të sigurisë publike dhe neglizhenca institucionale për të parandaluar këto lloje të krimeve nga të cilat çdo ditë është duke u tronditur vendi, ka për qëllim zhvendosjen e vëmendjes së opinionit nga skandalet dhe aferat e shumta korruptive të qeverisë, ku së fundmi u mësua edhe për planifikim të kontrabandës ndërkombëtare me armë nga ana e sekserëve të afërt me qeverinë”, shkruan Haradinaj.

Sipas Haradinajt, Qeveria Kurti duhet të shkojë në shtëpi: “Mocioni është zgjidhje”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci