Një kontratë për rregullimin e terreneve sportive në Komunën e Prishtinës, është tenderi i parë publik i dhënë në qeverisjen e Përparim Ramës në kryeqytet.
Zyra e Prokurimit të Komunës së Prishtinës, ka përzgjedhur sot fituese kompaninë “MBB Construction” për kryerjen e punimeve në rregullimin e terreneve sportive.
Vlera e kontratës është 52 mijë euro, raporton Paparaci.
Kjo është kontrata e parë e prokurimit publik, e rekomanduar nga komuna nën udhëheqjen e kryetarit të ri.
Procedura tenderuese për projektin kishte nisur në qeverisjen e Shpend Ahmetit, por të njëjtën e ka vazhduar Zyra e Prokurimit të komunës edhe në qeverisjen e re të Përparim Ramës.
Rama, i cili e mori detyrën e kryetarit të mërkurën, është në proces të krijimit të shumicës në Kuvendin Komunal dhe formimit të kabinetit të tij qeverisës. /Paparaci.com
