Policia e Kosovës ka njoftuar se Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor në Gjilan, pas një operacioni ka arritur të arrestojë të dyshuarin K.S., 32 vjeçar.
I njëjti është arrestuar pasi janë gjetur prova materiale se ka qenë i përfshirë në katër raste të veprave penale si “Mashtrim” dhe “Vjedhje e rëndë”, raste të cilat kanë ndodhur gjatë muajit gusht.
Në komunikaten për media thuhet se intervistimi i tij është bërë në bazë të procedurave ligjore dhe ndaj tij është caktuar nga prokurori masa e ndalimit për 48 orë.
