Ish-banorja e edicionit të dytë të “Big Brother Vip Albani”, Sarah Berisha së fundmi ishte e ftuar në dasmën e motrës së Dj Dagz, ku ishte e ftuar çift së bashku me Dj PM.
Kodi i veshjes së të ftuarve ishte ngjyra e zezë, ndërsa vëmendjen e tërhoqi modeli i flokëve të Sarës.
Madje, një ndjekës i ka gjetur ngjashmërinë e një personazhi të njohur vizatimor, për shkak të modelit “të ngjashëm” të flokëve.
“Ti shumë bukur Sara, por flokët si Princ Zuko, pak pa lidhje ai topi mbrapa”
Sarah ndau një bashkim fotosh të vetes dhe Princit Zuko, duke i vendosur edhe komentin e ndjekësit. Postimin e shoqëroi me emojin e dy duarve që formojnë zemrën.

