Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka njoftuar se të hënën ka takuar në Athinë presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Sipas saj, në këtë takim ka kërkuar nga Vuçiqi angazhim konstruktiv për shtendosje të situatës në veri të Kosovës.
“Kam folur me presidentin Aleksandar Vuçiq për nevojën për angazhim konstruktiv për shtendosje të situatës në veri të Kosovë dhe për progresin e Serbisë në rrugën drejt BE-së”, shkroi ajo në Twitter.
“Integrimi më i ngushtë mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor është jetik, veçanërisht përballë luftës ruse kundër Ukrainës”, shtoi ajo.
