Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka vizituar sot fshatin Stankaj në Rugovë, ku ka parë nga afër ndërtimin e 25 vilave, të cilat sipas tij, janë në tokë shtetërore.
“Jam në Stankaj të Komunës së Pejës, vendin në të cilin para një viti kam bërë denoncim publik për njërin prej rasteve me abuzimet më flagrante me pronën shtetërore. Bëhet fjalë për ndërtimin e 25 villave në pronën e Institutit Bujqësor të Kosovës me seli në Pejë”, tha Peci.
Sipas tij, instancat e drejtësisë akoma nuk kanë ndërmarrë asgjë lidhur me këtë.
Prandaj, ai tha se ka vendosur sot që të lirohen objektet nga pronat e ndërtuara në pronë shtetërore.
