Skuadra e Manchester United është bërë me pronar të ri. Miliarderi i Katarit, Sheikh Jassim do të jetë pronari i ri i gjigantëve anglezë.
Klubi i famshëm anglez ishte në shitje që nga nëntori i vitit të kaluar kur familja Glazer vendosi të hiqte dorë dhe ta nxirrte në shitje klubin. Ata thanë atëherë se po kërkonin alternativa strategjike për drejtimin e ri të klubit.
Që nga ai moment, lufta më e madhe ishte mes britanikut më të pasur Jim Ratcliffe dhe miliarderit të Katarit Sheikh Jassim. Pronarët e mëparshëm të familjeve Glazer po “përkrahnin” Ratcliffe, sepse në atë rast ata do të mbanin edhe një pjesë të aksioneve.
🚨 Sheikh Jassim is set to complete a full £6bn takeover of Manchester United by mid-October and his team is currently completing due diligence on the club. 🇶🇦
(Source: @SunSport) pic.twitter.com/SgfZ7APRJe
— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) August 23, 2023
Megjithatë, Sheikh Jassim e fitoi këtë betejë të ashpër dhe shteti i Katarit do të drejtojë Manchester United për vitet në vijim, gjë që mund ta sjellë klubin në nivel me rivalët e qytetit, Manchester City.
Njoftimet e mediave angleze të mëngjesit të sotëm thonë se data e shitjes zyrtare të Manchester United është caktuar për mesin e tetorit. Sheikh Jassim do të ndajë 7.05 miliardë euro për blerjen e United.
Kështu, familja Glazer do të ketë fitime të pabesueshme nga Manchester United. Kujtojmë se biznesmenët amerikanë i paguan Unitedit më pak se një miliard euro në vitin 2005 dhe tani do ta shesin për më shumë se shtatë miliardë.
