Të fundit

Pushteti shkarkon drejtorin e AAC-së, Bujar Ejupi

Qeveria Kurti e ka shkarkuar të mërkurën Bujar Ejupin, nga pozita e drejtorit të Autoritetit të Aviacionit Civil (AAC).

Propozim-vendimi për përfundimin e parakohshëm të mandatit të Ejupit erdhi nga ministria e Infrastrukturës, raporton Paparaci. 

Zv/ministri Hysen Durmishi tha gjatë mbledhjes së qeverisë se shkeljet që janë evidentuar nga ana e Ejupit, paraqesin bazë të mjaftueshme që mandati i tij të përfundohet para kohe. 

“Mos-aprovimi i raporteve të AAC-së nga Kuvendi i Kosovës, raportimi për shkelje profesionale të Ejupit nga ana e Bordit Mbikëqyrës të AAC-së, raportimi me shumë gjetje i Autoritetit Mbikëqyrës të Islandës në emër të KFOR-it, raporti me 20 gjetje i ekspertëve austriakë dhe një varg shkelje të ndryshme që janë të paraqitura në memorandumin  shpjegues që është përcjell në qeveri, paraqesin bazë të mjaftueshme për përfundimin e mandatit të parakohshëm të Bujar Ejupit nga pozita e drejtorit të Autoritetit të Aviacionit Civil (AAC)”, tha ai. 

Më pas, Qeveria Kurti aprovoi propozim-vendimin e Durmishit për shkarkimin e Ejupit nga AAC-ja.

Më 22 qershor të 2020-s, ministri i atëhershëm i Tregtisë dhe Industrisë, Arban Abrashi, pati propozuar që Bujar Ejupi të zgjedhet drejtor i Aviacionit Civil në Kosovë.

“Bazuar në kualifikimet për këtë pozitë unë i rekomandoj qeverisë që për këtë pozitë të emërohet zoti Bujar Ejupi”, pati deklaruar ai. Vendimi ishte miratuar nga kabineti qeveritar i asaj kohe.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci