Të fundit

IKShPK përditëson të dhënat: Rritet numri i rasteve me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka dalë me një përditësim të të dhënave për situatën epidemiologjike në Kosovë në dy javët e fundit lidhur me koronavirusin.

Sipas njoftimit, në dy javët e fundit (09.08.2023 – 22.08.2023) janë raportuar 46 raste pozitive dhe asnjë rast i vdekjes me COVID-19.

“Sipas grup-moshave rezulton se numri më i madh i rasteve i takojnë grup-moshave 40-49 vjeç (me 15 raste) me moshë mesatare 43 vjeç”, tuhhet në njoftimin e IKShPK-së.

“Prej rasteve të konfirmuara, sipas komunave rezulton se numri më i madh është raportuar nga komuna e Prishtinës dhe Kamenicës (me nga 14 raste), kurse incidenca më e lartë e rasteve në 100,000 banorë është raportuar në komunën e Kamenicës”, thuhet tutje në njoftim.

Përkundër rasteve të shënuara së fundi, situata epidemiologjike në Kosovë me COVID-19 sipas IKShPK-së mbetet e qetë, ndërsa “qytetarët që manifestojnë shenja të infeksionit këshillohen të testohen dhe konsultohen me mjekun për çdo dyshim në COVID-19”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci