Të fundit

Të paktën një i vdekur nga shpërthimi në një pikë karburanti në Bukuresht

Të paktën një person ka vdekur pas shpërthimit në një pikë karburanti në Bukuresht të Rumanisë më 26 gusht.

Për shkak të zjarrit të madh, zyrtarët kanë zbatuar protokollin emergjent dhe u kanë bërë thirrje banorëve që të qëndrojnë larg zonës.

Tetë persona kanë pësuar lëndime nga zjarri dhe janë dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Ministri rumun i Shëndetësisë, Alexandru Rafila, konfirmoi se një person ka vdekur dhe tha se mund të jetë edhe një viktimë tjetër.

Si pasojë e shpërthimit, autoritetet kanë evakuuar banorët që jetojnë në shtëpitë private pranë pikës së karburanteve.

Kryetari i Bukureshtit, Peter Florentin, tha për transmetuesin Digi24 se një shtëpi private është përfshirë nga zjarri. /REL/

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci