Të fundit

Shqipëri: Ekstradohet nga Britania e Madhe 52-vjeçari i dënuar me 25 vjet burg

Një shqiptar i moshës 52-vjeçare është ekstraduar nga Britania e Madhe në Shqipëri pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për shkak se për ishte dënuar 25 vjet burgim për vrasje të dyfishtë.

52 vjeçari në vitin 1997 në një lokal të bilardos kishte vrarë me kallashnikov pronarin dhe një person tjetër, shkruan Abcnews.

Dënimi i tij ishte shqiptuar nga Gjykata e Elbasanit në vitin 2001, ndërsa ai akuzohej për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”.

A.M ishte kapur në Britani të Madhe, në vitin 2021, si rezultat i shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Mançesterit.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci