Të fundit

Edhe një sulm i qenëve endacak ndaj qytetarëve në Prishtinë

Qytetarët e kryeqyteti, por jo vetëm, çdo ditë përballen me qentë endacak të cilët ndër vite vazhdojnë të jenë njëri ndër problemet kryesore në përditshmërinë e tyre. Në disa raste ata arrijnë t’i shpëtojnë sulmeve të tyre, e në disa të tjera e pësojnë tejet rëndë.

Dje gjatë ditës një qytetar ka raportuar se para pak ditësh ka qenë pre e sulmit të qenve endacakë teksa ishte nisur për të shkuar në punë.

Siç tregon ai, sulmi ndaj tij ndodhi te komuna e vjetër në Prishtinë, teksa në këtë njoftim i shtoi edhe dy pyetje.

“Të enjten jam sulmuar nga qentë endacak, rrugës duke shkuar në punë, specifikisht para komunës së vjetër. Pyes se për kënd paguajmë taksa ne, deri kur kështu?”, tha ai në grupin “Ju flet Prishtina”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci