Të fundit

Çitaku – qeverisë: Kuptojeni drejtë paralajmërimin e Macronit për vizat

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se deklarata e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, për rishikim të politikave të vizave për Kosovën dhe Serbinë, nëse palët nuk sillen me përgjegjësi, duhet të merret seriozisht nga Qeveria Kurti.

Sipas saj, rishikimi i liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës do të ishte tejet dëshpërues.

“Kjo deklaratë rikonfirmon qëndrimin e BE-së, se koha e fjalëve dhe këshillave tashmë ka kaluar. Pas masave konkrete të BE-së kundër Kosovës, pas zhvillimeve të fundit politike në vend, rishikimi i liberalizimit të vizave për qytetarët do tanë do të ishte tejet dëshpërues”, shkroi ajo në Facebook.

“Prandaj, përtej kritikës dhe politikës ditore, kjo është një këshillë për Qeverinë. Askush nuk po iu kërkon të veproni kundër interesit të shtetit dhe qytetarëve tanë. Përkundrazi, kuptojeni drejtë paralajmërimin e Presidentit Macron, veproni me përgjegjësi dhe mos ua cenoni lirinë e lëvizjes qytetarëve të Kosovës – të merituar dhe të pritur prej shumë vitesh”, tha ajo.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci