Nënkryetarja e Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, ka reaguar pas djegies së shtegut të ri të ecjes në Tokëbashqe.
Përmes një postimi në Facebook, ajo është shprehur se për këtë janë lajmëruar nga qytetarët e lagjes dhe menjëherë me zyrtarë të sportit dhe inspektoriatit të Kryeqytetit i kanë parë dëmtimet dhe kanë lajmëruar policinë.
“I dënojmë veprimet e tilla huligane që pengojnë punën dhe rrezikojnë qytetarët prandaj i ftojmë institucionet përgjegjëse që të ndjekin rastin deri në fund”, ka shkruar ajo duke i falënderuar qytetarët për bashkëpunimin.
Qytetari Petrit Sadriu ka publikuar të martën në mëngjes pamjet e djegies në disa vende të stazës.
Ai e ka cilësuar “çmenduri” demolimin e stazës.
“Veç desha me iu tregu se çka janë në gjendje me bë shqiptarët. Dje është shtruar staza e re në Tokbashqe, shikoni se çka kanë bërë sot. Shikoni se çka janë në gjendje të bëjnë egërsirat shqiptare. Kjo është një çmenduri”, thotë Sadriu.
Qytetari del në parkun e Tokbashqës dhe tmerrohet: “Shikoni çka kanë bërë egërsirat shqiptare”
