Të fundit

Çekia publikon listën për ndeshjen ndaj Shqipërisë

Trajneri i kombëtares së Çekisë, Jaroslav Silhavy, ka bërë publike listën prej 23 futbollistëve të grumbulluar për ndeshjen kualifikuese ndaj Shqipërisë.

Çekët do të presin Shqipërinë më 7 shtator, nga ora 20:45, në “Eden” të Pragës. Nëse fitojnë, ata do të bëjnë një hap të madh drejt avancimit për në finalet e “EURO 2024”.

“Na pret një nga ndeshjet kyçe për kualifikimin. Të gjithë e kuptojmë se për çfarë po luajmë. Shqipëria ka një skuadër shumë të mirë, e dëshmon edhe fakti se janë menjëherë pas nesh pas ndeshjeve pranverore. Besoj se edhe me mbështetjen e tifozëve do ta menaxhojmë ndeshjen dhe do të bëjmë një hap të madh drejt kualifikimit në Europian, të cilin nuk duam ta humbasim në asnjë rast”, deklaroi trajneri Jaroslav Šilhavý.

Lista e Çekisë:

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci